Një operacion i kryer nga Policia e Tiranës ka vënë në pranga gazetarin gjobaxhi Elio Laze.
CNA ka mësuar se arrestimi i gazetarit është bërë pas hetimit të kryer ndaj tij, pasi i kishte vënë gjobë një zyrtari.
Sipas informacioneve ekskluzive të siguruara nga CNA nga Policia e Shtetit, arrestimi i gazetarit është kryer pikërisht në zyrën e portalit ku ai punonte në flagrancë, duke marrë një shumë prej 10 mijë eurosh./CNA



