back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaEksportet e mineraleve arrijnë 75,7 miliardë lekë gjatë 8-mujorit

Eksportet e mineraleve arrijnë 75,7 miliardë lekë gjatë 8-mujorit

Eksportet e grupit të mineraleve dhe lëndëve djegëse të Shqipërisë shënuan një rritje të ndjeshme prej 37,3% gjatë periudhës janar-gusht 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në vlerë, eksportet arritën në 75,7 miliardë lekë, kundrejt 55,2 miliardë lekëve të regjistruara në periudhën janar-shtator 2024, sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Statistikave.

Sasia më e madhe e eksporteve ka pasur si destinacion Kosovën, ku gjatë periudhës janar-gusht janë regjistruar eksportet në 34,7 miliardë lekë.

Megjithatë, ekspertët vënë në dukje se vlera e shtuar që krijohet nga këto eksportet mbetet e ulët, për shkak se Shqipëria nuk ka ende një ekonomi në cikël të mbyllur, ku mineralet mund të nxirren, përpunohen dhe pastaj eksportohen. Kjo nënvizon nevojën për zhvillimin e sektorit përpunues për të përfituar më shumë nga pasuria minerare e vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat