Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë pasdite në Ndroq të Tiranës.
Nga informacionet paraprake dyshohet për një person të vrarë, por ende nuk dihen detajet. Raportohet se viktimë ka mbetur shtetasi Alfred Dedja.
Ngjarja ka ndodhur afër lokal “Kështjellës”, teksa Policia është nisur për në vendngjarje.