back to top
24.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuSporti“El Classico” në horizont/ Barcelona dhe Real Madrid njohin rivalët e gjysmëfinales...

“El Classico” në horizont/ Barcelona dhe Real Madrid njohin rivalët e gjysmëfinales së Copa del Rey

Këtë të mërkurë u hodh shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit në Spanjë. Barcelona do të sfidojë Atletico Madrid, në një sfidë që pritet me padurim nga tifozët. Kundërshtar i kalueshëm për Real Madrid, që do të masin forcat me Real Sociedad.

Kështu, nëse Barcelona dhe Real Madrid kualifikohen, në finale do të ketë një “El Clasissco”.

Takimet e para janë programuar për 25, 26 ose 27 Shkurt, sakaq ndeshjet e kthimit një javë më pas. Barcelona është skuadra që ka fituar më shumë këtë trofe në historinë e kompeticionit. Katalanasit numërojnë 31 suksese, i fundit i takon sezonit 2020/21.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat