back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizEllen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja

Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja

Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj Portia de Rossi thuhet se janë zhvendosur nga Shtetet e Bashkuara për në Angli, dhe arsyeja mund të jetë fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale 2024.

Burime me njohuri të drejtpërdrejta kanë thënë për mediumin TMZ që Ellen dhe Portia tashmë janë zhvendosur në një shtëpi të re në Cotswold, një një rajon në Anglinë Jugperëndimore.

Dyshja e kishin blerë shtëpinë përpara zgjedhjeve në Amerikë, porse ishin “zhgënjyer” shumë me fitoren e Trumpit.

Foto: Ellen DeGeneres dhe Portia de Rossi / Shutterstock

Sipas burimeve, ato vendosën që të largohen menjëherë nga SHBA-ja.

Ellen ishte në mesin e figurave të larta që ka përkrahur Kamala Harris për zgjedhjet presidenciale në Amerikë, të cilat u mbajtën më 5 nëntor.

Rezultati i zgjedhjeve nxori Trumpin fitues, derisa inaugurimi i tij si President do të bëhet në janar të vitit 2025 në Kapitolin amerikan.

Foto: Ellen DeGeneres dhe Portia de Rossi / Shutterstock

Arsyeja pse Ellen mund të jetë larguar nga SHBA-ja është sepse Trump është shprehur publikisht pro disa politikave “tradicionale” që janë kundërshtuar qartazi nga shumë të famshëm, që mbështesin abortin tek gratë si dhe ndryshimin e gjinisë tek personat e papërcaktuar në identitetin e tyre gjinor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat