back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaEmergjencat natyrore dhe buxheti i shtetit/ Ku shkojnë paratë dhe çfarë mungon?

Emergjencat natyrore dhe buxheti i shtetit/ Ku shkojnë paratë dhe çfarë mungon?

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një komunikim live në Facebook, ku bëri një panoramë të situatës së zjarreve masive në vend dhe ndërhyrjet ndërkombëtare që janë angazhuar për shuarjen e tyre.

Rama njoftoi se Shqipëria ka marrë ndihmë nga një seri avionësh dhe helikopterësh nga vende të ndryshme, një avion canader nga Italia, dy nga Greqia, një nga Kroacia, dy helikopterë nga Hungaria, një nga Çekia, një nga Sllovakia, dy nga Suedia dhe dy helikopterë Black Hawk nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai theksoi se nëse Shqipëria do të kishte avionët e saj, situata do të ishte menaxhuar edhe më mirë.

Kryeministri u ndal edhe te disa polemika për avionët që përdor për udhëtime zyrtare, duke mohuar pretendimet se shteti ka blerë avionë për përdorim personal. “Avioni i përdorur për udhëtime zyrtare nuk i kushton shtetit më shumë se mesatarja e shpenzimeve të kryeministrit në udhëtime zyrtare, përfshirë atë të paraardhësit tim,” deklaroi ai.

Rama dha edhe një pasqyrë krahasuese të zjarreve në Europë: Gjatë gushtit, janë djegur 440 mijë hektarë në pjesën më të madhe të Europës Jugore, duke përfshirë Spanjën dhe Turqinë, që është dyfishimi i mesatares së 20 viteve të fundit. Ai theksoi se fenomeni i zjarreve masive po bëhet gjithnjë e më prezent dhe se nuk ka “asnjë forcë magjike” që mund t’i ndalojë ato.

Sipas kryeministrit, krahas Shqipërisë, Turqia ka evakuuar aktualisht 55.500 persona dhe kjo tregon për shkallën e organizimit të nevojshëm për përballimin e zjarreve. Rama shtoi se Shqipëria këtë herë ka pasur më shumë forca ajrore të angazhuara se çdo herë tjetër, duke sfiduar pretendimet e kritikëve që e minimizojnë angazhimin e shtetit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat