back to top
27.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetEmergjencë kombëtare/ Berisha: Shqipëria në flakë, qytetarët e braktisur

Emergjencë kombëtare/ Berisha: Shqipëria në flakë, qytetarët e braktisur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se ka braktisur qytetarët në përballjen me situatën dramatike të zjarreve, duke e cilësuar këtë si një “emergjencë kombëtare” të paprecedent në vend.

Në një deklaratë publike, Berisha tha se dy ditët e fundit Shqipëria ka përjetuar dëme të pashembullta nga flakët, me mijëra hektarë pyje, kullota, dru frutorë dhe dhjetëra banesa të djegura, ndërsa ka pasur edhe viktima dhe të plagosur. Ai veçoi Delvinën, Fushë Arrëzin dhe Gramshin si disa prej zonave më të prekura.

Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se nuk kanë marrë masa të mjaftueshme, ndërsa forcat e armatosura po përdoren për qëllime politike. “Kamionët e ushtrisë nuk përdoren për të evakuuar njerëzit nga zjarret, por për të plaçkitur mjetet e punës së gazetarëve në televizionin Neës24,” tha ai, duke e cilësuar këtë një “krim të shëmtuar” pas të cilit, sipas tij, qëndron Edi Rama.

Ai akuzoi gjithashtu qeverinë për keqmenaxhim të fondeve publike, duke përmendur shpenzimet për udhëtime me çarter, organizimin e “Giro d’Italia” dhe projektin e tunelit të Llogarasë. Sipas Berishës, me këto para Shqipëria mund të kishte blerë avionë “Canadair” dhe qindra automjete zjarrfikëse moderne.

Berisha e mbylli deklaratën duke thënë se vendi po përballet me zjarret me mjete të blera 15–20 vite më parë, ndërsa edhe një pjesë e helikopterëve zjarrfikës nuk është më në dispozicion.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat