back to top
16.5 C
Tirana
E hënë, 23 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetSocialeEmergjencë tek “Arrat e Gurrës"/ Ushtria dhe FNSH dislokohen për sigurinë e...

Emergjencë tek “Arrat e Gurrës”/ Ushtria dhe FNSH dislokohen për sigurinë e banorëve

Segmenti rrugor Librazhd–Prrenjas, në zonën e quajtur Arrat e Gurrës, në fshatin Dragostunjë, është bërë i pakalueshëm për shkak të rrëshqitjeve masive të tokës. Situata ka detyruar autoritetet të marrin masa të menjëhershme për sigurinë e banorëve.

Në terren do të dislokohen forcat e Ushtrisë dhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), me qëllim kontrollin e perimetrit, parandalimin e hyrjeve të paautorizuara dhe garantimin e mbarëvajtjes së operacioneve teknike.

Si pasojë e rrëshqitjes, autoritetet kanë evakuuar dy familje që jetonin pranë segmentit të dëmtuar, të cilat janë sistemuar përkohësisht në ambiente të sigurta. Ekspertët gjeologë dhe inxhinierët e ndërtimit po vlerësojnë situatën për të marrë masat e nevojshme.

Për shkak të rrezikut nga rrëshqitja dhe shembja e shtyllës së tensionit të mesëm në Linjën 110 kV Librazhd–HEC Egnatia, shtylla do të demontohet dhe do të bëhet tokëzimi i kabujve të energjisë elektrike. Si rezultat, 7 fshatra pranë zonës — Babje, Buzgar, Drapata, Dragostunjë, Ferrë, Frarë, Hotolisht, Gurëkuqe dhe HEC-i Xhyrë — do të mbeten pa energji elektrike për rreth 7 orë, nga ora 10:00 deri në 17:00.

Pamjet nga zona tregojnë situatën dramatike: rruga është e çarë dhe e rrëshqitur në mes, dherat dhe gurët vazhdojnë të lëvizin, ndërsa betoni i urës po rrëzohet gradualisht. Autoritetet lokale paralajmërojnë qytetarët të shmangin kalimin në këtë aks deri në normalizimin e situatës.

Situatë KAOTIKE te “Arrat e Gurrës” në Librazhd!
Situatë KAOTIKE te “Arrat e Gurrës” në Librazhd!
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat