back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEmërime dhe lirime të reja në qeveri/ Kush largohet dhe kush vjen

Emërime dhe lirime të reja në qeveri/ Kush largohet dhe kush vjen

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë miratuar disa ndryshime në përbërjen e institucioneve qendrore, me emërime të reja dhe lirime nga detyra në disa ministri.

Sipas vendimeve të marra, Vilma Premti është emëruar zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa Elona Hoxha do të mbajë detyrën e zëvendësministres së Drejtësisë.

Në kabinetin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, është emëruar Besjan Kadiu si zëvendësministër, ndërsa Fatmir Guri do të ushtrojë detyrën e zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ndërkohë, Këshilli i Ministrave ka vendosur të lirojë nga detyra disa zëvendësministra aktualë:

Silda Çepe, zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Ana Kapaj, zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit;

Klajd Karameta, zëvendësministër i Drejtësisë.

Këto ndryshime pritet të reflektojnë një riorganizim në drejtimin politik të ministrive përkatëse dhe të forcojnë punën në fushat që mbulojnë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat