back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaEmrat/ Zgjidhen anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Emrat/ Zgjidhen anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Në Presidencë u hodh sot shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2025.

Procedura e hedhjes së shortit u ndoq nga Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dhe i gjithë procesi iu nënshtrua plotësisht parimeve të transparencës, gjurmueshmërisë dhe monitorimit, përfshirë dhe transmetimin live, që mundësoi ndjekjen drejtpërdrejt nga ta gjithë institucionet, subjektet e interesuara dhe publiku.

Në hedhjen e shortit ishin të pranishëm Avokati i Popullit, përfaqësues nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, si edhe përfaqësues ligjorë nga EURALIUS dhe ODAPT.

9 anëtarë  do të jenë pjesë e KED-së, për vitin 2025.

Emrat e përzgjedhur nga goglat janë si më poshtë.

Nga Gjykata Kushtetuese mes 9 kandidatësh u përzgjodhën:

Marjana Semini

Ilir Toska

Zëvendësuesja

Marsida Xhaferllari

Nga Gjykata e lartë mes 17 kandidatësh u përzgjodhën:

Sokol Sadushi (Kryetari i KED-së)

Zvëndësuesi

Medi Bici

Nga Prokuroria e Përgjithshme mes 10 kandidatësh:

Alma Muça

Zëvendësuesi

Thoma Jano

Nga Gjykata e Apelit, mes 45 kandidatësh:

Fuat Verdha

Enkela Vlora

Zëvendësuesi

Elvana Çiçolli

Nga Prokuroria e Apelit, mes 9 kandidatësh:

Irma Balli

Etien Kapo

Zëvendësuesi

Genti Xholi

Nga Gjykatat Administrative, mes 10 kandidatësh:

Nafije Hasko

Zëvendësuesi

Bezart Kaçkini

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat