back to top
10.5 C
Tirana
E hënë, 17 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetEmri i tij u dërgua në KQZ/ PD sqaron pse u përjashtua...

Emri i tij u dërgua në KQZ/ PD sqaron pse u përjashtua nga lista e hapur Renato Kumrija

Partia Demokratike ka sqaruar arsyet pse ka zhvendosur nga listat e kandidatëve për deputetë të qarkut të Elbasanit, Renato Kumrija.

Në një deklaratë për mediat, PD thotë se zhvendosja e kandidatëve të qarkut Elbasan është një detyrim ligjor dhe është bërë me qëllimin e vetëm të pajtueshmërisë me kriteret ligjore dhe mbikqyrjen e tyre nga KQZ.

Sipas PD, ligji zgjedhor e parashikon se në cdo 3 kandidatë 1 duhet të jetë zonjë.

“Partia Demokaratike sqaron opinionin publik se kjo ka qenë arsyeja e zhvendosjes nga lista e kandidatit të qarkut Elbasan, Z. Kumrija dhe vendosjen e zj. Elsa Gega në vend të tij.

PD ka reaguar pas kujtesës dhe këmbënguljes së KQZ që lista e qarkut Elbasan të sillej në përputhje me detyrimet e ligjit, pra raportin 1 në 3.

Gjithashtu, PD sqaron se ky zëvendësim është bërë pasi është ridiskutuar e gjithë lista e hapur e kandidatëve të Qarkut, dhe janë konsideruar edhe përfaqësimet zonale.

Ky zëvendësim nuk ka asnjë lidhje me kriteret e primareve, apo me arsye të tjera”, thuhet në deklaratën e PD.

Gjatë ditës së diel, Renato Kumrija, i cili ka dalë i treti në primaret e Partisë Demokratike për qytetin e Elbasanit dhe i teti në nivel qarku denoncoi përmes një mesazhi në rrjetet sociale,  heqjen e nga lista e kandidatëve për deputetë që sipas tij u bë me urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka.

Kumrija e quajti këtë vendimmarrje, si një qëndrim personal të Nokës, në shkelje të statutit të PD-së.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat