back to top
24.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuSportiEnkileda Çarja shpallet kampione bote

Enkileda Çarja shpallet kampione bote

Enkileda Çarja është shpallur kampione e botës për para të reja në kampionatin e peshëngritjes që po zhvillohet në Peru.

Çarja triumfoi në peshën deri 64 kilogramë duke i dhënë suksesin e parë Shqipërisë në këtë kategori.

Një garë e shkëlqyer e peshëngritëses shqiptare e cila mori edhe bronzin në shkëputje në kategorinë e të rejave, duke qëndruar pas 2 sportisteve kineze.

Enkileda Çarja vendosi edhe 3 rekorde Europiane në këtë aktivitet, duke ngritur 98 kilogramë në shkëputje, 115 në shtytje dhe 213 në total.

17-vjeçarja ka arritur edhe disa suksese të tjera në arenën ndërkombëtare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat