Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në ambientet e SPAK së bashku me vajzën e saj.
E pyetur nga gazetarët, Kryemadhi është shprehur se ndodhej aty për të marrë dosjen për të cilën akuzohet.
“Erdha që të marr dosjen”, ka thënë shkurtimisht Kryemadhi, pa dhënë detaje të tjera.
Kryemadhi akuzohet për 3 vepra penale, duke nisur nga ajo e korrupsionit, pastrimit te parave dhe fshehje pasurie dhe ndodhet me masën “detyrim paraqitje”.