Teksa ka kaluar një javë nga nisja e sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit, kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar biseda me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe Princin e Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman.
Nga biseda me Erdoganin raportohet se Turqia mund të bëjë më shumë për të ndërtuar një dialog mbi Iranin. Erdogan theksoi se përpjekjet turke të fokusuar në paqe vazhdojnë, duke paralajmëruar se hakmarrjet e zgjatura mund të rrezikojnë stabilitetin rajonal dhe global.
Në takimin me bin Salman, Starmer siguroi gatishmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur Arabinë Saudite në rast nevoje. “Avionë luftarakë britanikë shtesë, helikopterë dhe një shkatërrues po dërgoheshin në rajon, dhe Mbretëria e Bashkuar ishte e gatshme të mbështeste mbrojtjen e Arabisë Saudite nëse nevoja do të lindte,” tha Starmer.
Gjithashtu, të dy udhëheqësit diskutuan bashkëpunimin më të madh në inteligjencë për të mbështetur operacionet mbrojtëse dhe sigurimin e civilëve në rajon.



