Erion Braçe bashkë me ministren Delina Ibrahimaj, kanë pozuar në një rrugë të Tiranës, ku është vendosur një poster elektoral i kandidates demokrate Jorida Tabaku.
Dhe kjo foto është duke bërë xhiron e rrjetit.
Duket se dy kolegët socialistë e kanë postuar foton në kuadër edhe të humorit elektoral dhe për t’i dhënë ngjyra më të buta fushatës.
Në fakt ka një të përbashkët mes Braçes dhe Tabakut. Partia Socialiste e vendosi Braçen në listën e hapur të Tiranës.
Po të njëjtën gjë bëri edhe PD e Berishës me Jorida Tabakun megjithëse ishte ndër më të votuarat nga gratë në primaret e qarkut të Tiranës.