back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetErion Braçe paralajmëron kallëzim penal ndaj Tatimeve

Erion Braçe paralajmëron kallëzim penal ndaj Tatimeve

Deputeti socialist Erion Braçe, ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj Drejtorisë së Tatimeve dhe institucioneve të tjera shtetërore, duke i akuzuar për mosrespektim të afateve ligjore dhe mosdhënie informacioni për kërkesat e paraqitura prej tij.

Gjatë fjalës në Kuvend, Braçe u ndal edhe te kërkesa e depozituar më 2 shkurt për zhvillimin e një seance pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit, duke theksuar se afati maksimal i përcaktuar nga Rregullorja është tre javë, ndërsa sipas tij ka kaluar tashmë më shumë kohë.

Deputeti socialist ngriti shqetësimin edhe për shkollën “Edit Durham”, e cila, sipas tij, megjithëse ka përfunduar, ende nuk është vënë në funksion, duke bërë që rreth 1700 nxënës të zhvillojnë mësimin në turn të dytë.

Braçe kritikoi mënyrën si, sipas tij, menaxhohet koha në Kuvend, duke theksuar se çështje të rëndësishme mbeten pa trajtim, ndërsa kontrolli parlamentar nuk duhet të kufizohet.

Ai shtoi se ka një seri kërkesash për marrje informacioni, për të cilat, sipas tij, janë tejkaluar të gjitha afatet nga Tatimet dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duke paralajmëruar se do të ndjekë rrugën e kallëzimit penal për të siguruar informacionin e kërkuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat