back to top
13 C
Tirana
E premte, 14 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetErion Dasho tërhiqet nga lista e PD: Jam i zhgënjyer, por mbetem...

Erion Dasho tërhiqet nga lista e PD: Jam i zhgënjyer, por mbetem opozitar kundër rilindjes

Dr. Erion Dasho, një nga emrat më të spikatur në primaret e Partisë Demokratike për Qarkun e Beratit, nuk do të jetë pjesë e listës përfundimtare të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.

Në një intervistë për Boldnews.al, Dasho shpjegoi arsyet e mungesës së emrit të tij në listat e dorëzuara në KQZ.

Ai bëri të ditur se kishte zhvilluar biseda intensive me drejtuesit e PD-së për mundësinë e kandidimit, por kishte vendosur të tërhiqej nga lista e hapur, duke theksuar se kontributi i tij si një figurë e ardhur nga diaspora nuk do të ishte i duhuri në këtë format.

“Në këtë listë meritojnë të kandidojnë figura të Partisë Demokratike që janë në lidhje të përditshme me anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e mundshëm të opozitës.

Në interes të maksimizimit të votës së PD-së, tërhoqa emrin tim nga pjesëmarrja në listën e hapur, duke u uruar sukses kolegëve të tjerë,” – u shpreh Dasho.

Megjithëse e cilëson situatën si një zhgënjim, ai thekson se do të vazhdojë të mbetet opozitar i vendosur kundër rilindjes dhe do të vijojë angazhimin e tij politik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat