back to top
4.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Mars, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaErion Veliaj lë qelinë/ SPAK e merr në pyetje

Erion Veliaj lë qelinë/ SPAK e merr në pyetje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë qelinë e tij në burgun e Durrësit dhe ka mbërritur këtë të enjte në ambientet e SPAK, ku po merret në pyetje nga prokurorët e çështjes.

Marrja në pyetje po kryhet në prani të avokatëve të tij, Ermir Beta dhe Artur Selmani, të cilët po ndjekin nga afër çdo hap të procesit ligjor.

Kjo është hera e parë që kryebashkiaku i Tiranës merret në pyetje pas caktimit të masës së sigurisë arrest me burg nga gjykata dhe transferimit të tij në paraburgimin e Durrësit.

Kujtojmë se Veliaj akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat