back to top
13.5 C
Tirana
E shtunë, 31 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaErion Veliaj në krizë totale/ Sulme në panik: Strategjia e dështuar ndaj...

Erion Veliaj në krizë totale/ Sulme në panik: Strategjia e dështuar ndaj prokurorit

Etleva Skonja

Sulmet e vazhdueshme të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), Olsi Dado, janë serioze për mënyrën se si një figurë politike pas hekurave, trajton drejtësinë në vend. Analiza e zhvillimeve tregon se sulmet e Veliajt nuk janë thjesht retorikë politike, por pasqyrojnë një frikë reale dhe motivime strategjike.

Më poshtë po i radhisim një nga një pikat strategjike sulmuese të Veliajt, për t’u mbrojtur mes gjithë katrahurës ku ndodhet.

Frika nga hetimet e SPAK dhe pasojat ligjore

Hetimet e SPAK ndaj Veliajt përfshijnë akuza të rënda për korrupsion dhe shpërdorim fondesh në Bashkinë e Tiranës. Për të vijuar më tej me akuzat e pastrimit të parave dhe favorizimit të kontratave private, si dhe me shkelje të ligjeve për lejet e ndërtimit dhe menaxhimin e fondeve publike.

Prokurori Olsi Dado është pjesë e ekipit hetues që ka ngritur këto akuza. Në këto rrethana Veliaj ndodhet në një pozicion të ndjeshëm juridikisht, gjë që mund t’i kushtojë akuza të reja por edhe shumë vite burg, duke e bërë frikën e tij shumë konkrete.

Sulmet si strategji për të intimiduar

Sulmet e Veliajt nuk janë thjesht debate publike. Ai përdor retorikë të ashpër për të intimiduar prokurorin dhe për të ndikuar në mënyrën si SPAK menaxhon hetimet. Veliaj përpiqet të zhvendosë vëmendjen publike nga provat konkrete dhe të krijojë narrativën se hetimi është politik.

Duke sulmuar hapur prokurorin Dado, Veliaj synon të krijojë mburojë publike ndaj akuzave ligjore që e prekin drejtpërdrejt.

Frika e Veliajt lidhet me rrezikun real të rritjes së akuzave ligjore nga hetimet e SPAK, apo të humbjes së kontrollit mbi imazhin publik dhe pozicionin politik.

Sulmet e vazhdueshme ndaj prokurorit janë mënyra e tij për të përdorur retorikën si mburojë, duke shmangur pranimin e fuqisë së SPAK në hetimet që e prekin.

Akuzat që e kanë panikosur Veliajn

Hetimet e SPAK përfshijnë çështje të ndjeshme.

Kujtojmë këtu, dosjet e prokurimeve dhe kontratave publike në Bashkinë e Tiranës apom lidhjet e mundshme me pastrim parash dhe favorizim individësh të caktuar.

Gjithashtu nga prokuroria është konstatuar se ka pasur shkelje ligjore në lejet e ndërtimit dhe menaxhimin e fondeve publike.

Këto akuza e vendosin Veliajn në një situatë të ndjeshme dhe njëherësh justifikojnë panikun e tij por jo sulmin ndaj prokurorit.

Pse sulmet nuk ndalen

Veliaj edhe pse pas hekurave nuk ndalon sepse, sulmet janë mburoja e tij publike dhe politike.

Gjithashtu ai synon të krijojë një narrativë ku prokurori Dado shihet si i motivuar politikisht.

Dhe nga ana tjetër heshtja ose tërheqja do të perceptohej si dobësi dhe pranimi i fuqisë së SPAK, duke rrezikuar pozicionin politik dhe reputacionin publik.

Thënë më qartë, sulmet dhe fyerjet ndaj Dado nuk janë retorikë e thjeshtë, por pjesë e një strategjie për të frikësuar drejtësinë dhe për të shmangur përgjegjësinë juridike.

Nga simbol i “Rilindjes Urbane” në simbol të SPAK-ut/ Dosja e zezë e Erion Veliajt

Erion Veliaj dhe bashkëshortja nën lupën e SPAK/ Sekuestrohen pasuri të çiftit

Përse u mbajt në burg Erion Veliaj?/ Zbardhet vendimi i Apelit

Lobim në SHBA/ Kontrata, shuma marramendëse që Erion Veliaj u parapagoi avokatëve amerikanë

Veliaj rrëfehen si u njoh me Meriman Palushin/ Sulmon Olsi Dadon: I devijuar nga trutë e kokës

GJKKO “rrëzon” Veliajn/ Olsi Dado nuk dëgjohet në audio t’i thotë ndyrësirë

Akuzat e Veliajt ndaj Olsi Dados/ Reagon KLP

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat