back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 24 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaErozioni shkaktoi rrëshqitjet?/ Kozeli merr në mbrojtje kompanitë e inerteve

Erozioni shkaktoi rrëshqitjet?/ Kozeli merr në mbrojtje kompanitë e inerteve

Drejtori i Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ami Kozeli, ka folur për ndërtimin e rrugës së re pas rrëshqitjeve të dheut në aksin Përrenjas–Librazhd, duke theksuar se ende nuk ka një afat konkret për përfundimin e hetimeve mbi situatën.

Në deklaratën e tij, Kozeli bëri me dije se segmenti i ri rrugor do të jetë rreth 1.3 kilometra i gjatë, ndërsa procesi i ndërtimit dhe stabilizimit të zonës kërkon kohë për shkak të kushteve në terren.

Ai përgënjeshtroi gjithashtu pretendimet se rrëshqitjet janë shkaktuar nga marrja e inerteve në lumin Shkumbin.

“Ky aks i ri është 1.3 km, nuk mund të them një afat konkret kohor. Përgënjeshtroj që fenomeni ka ndodhur si pasojë e marrjes së inerteve. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zhvilluar kontrollet dhe nuk ka rezultuar që kjo ka ndodhur si pasojë e punimeve të kompanisë kontraktore. Në atë zonë prej vitesh ka erozion,” u shpreh Kozeli.

Sipas tij, erozioni i vazhdueshëm në zonë mbetet një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në destabilizimin e terrenit dhe në krijimin e problematikave në këtë aks rrugor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat