Me Tuchel në stol, Anglia i bëri një nisje perfekte fazës kualifikuese në Botëror, 2 ndeshje 6 pikë të plota, sigurisht kjo falë edhe kalendarit që i rezervoi dy rivalë të lehtë në letër si Shqipëria dhe Letonia. Presioni ishte i lartë mbi teknikun gjerman, por Tuchel e kaloi me sukses ku yjet e ekipet si Harry Kane e Bellingham bënë diferencën.
Pavarësisht se ne letër ekipi i tij ishte i shkëlqyer, me 5 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar, Tuchel nuk është plotësisht i kënaqur, madje shkoi deri aty se kritikoi edhe talentin angleze, Jude Bellingham: “Ai është emotiv, është ende i ri, por nuk mund t’ia lejojë vetes sjellje të tilla”, u shpreh Tuchel duke iu referuar kartonit të verdhë që Bellingham mori ndaj Letonisë, për një faull në pjesën e parë:
“Ne duhet të sigurohemi që lojtarët kryesorë të ekipet, liderët tanë të lëvizin në të njëjtën linjë, me të njëjtin ritëm. Duhet të luajmë në mënyrë të disiplinuar për të kursyer energji”, shtoi Tuchel.
Bellingham luajti për 90 minuta ndaj Shqipërisë, ndërsa ndaj Letonisë u zëvendësua në minutën e 67-të. Ky paralajmërim i Tuchel bëri xhiron në ishull, por futbollisti i Real Madrid nuk ka reaguar, duke e kaluar në heshtje deklaratën e teknikun gjerman.