Monedha europiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta në raport me lekun. Të mërkurën, 17 shtator, euro blihet me 96.4 lekë dhe shitet me 97.3 lekë. Euro ka shënuar një rënie të lehtë pas disa ditësh qëndrimi në një nivel të pandryshueshëm, ku blihej me 97.2 lekë dhe shitej me 98.2 lekë.
Dollari amerikan gjithashtu shënoi një ulje të lehtë, duke u blerë me 81.3 lekë dhe shitur me 82.6 lekë. Paundi britanik ka një tendencë të ngjashme, ku blihet me 110.6 lekë dhe shitet me 112 lekë.
Ndërkaq, franga zviceriane ka shënuar një rritje të lehtë, duke u blerë me 102.8 lekë dhe shitur me 104 lekë.