Monedha europiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta në raport me lekun. Sot, euro blihet me 96.8 lekë dhe shitet me 97.8 lekë, duke shënuar një rënie të lehtë krahasuar me ditët e fundit, kur blihej me 97.2 lekë dhe shitej me 98.2 lekë.
Dollari amerikan blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 84.1 lekë, ndërsa paundi britanik ka rënë lehtë, duke u blerë me 111 lekë dhe shitur me 112.5 lekë.
Franga zvicerane qëndron stabile, ku blihet me 102.7 lekë dhe shitet me 104 lekë.
Fluktuacionet e fundit të monedhave reflektojnë tendencat e tregjeve ndërkombëtare dhe luhatjet e lehtë në raport me kursin e këmbimit të brendshëm.