Banka e Shqipërisë ka publikuar kursin zyrtar të këmbimit valutor për ditën e sotme, 25 korrik 2025, ku vërehet një dobësim i mëtejshëm i euros, ndërsa dollari amerikan vijon të mbajë pozita të qëndrueshme.
Sipas të dhënave zyrtare:
-
1 Euro këmbehet me 97.52 Lekë
-
1 Dollar Amerikan këmbehet me 83.10 Lekë
-
1 Paund Britanik këmbehet me 107.12 Lekë
-
1 Frange Zviceran me 101.80 Lekë
Rënia e euros në nivelin më të ulët të muajve të fundit vjen në një periudhë ku tregu vendas ndikohet nga flukset e turizmit dhe prurjet valutore nga emigracioni. Ekspertët mendojnë se ky trend do të vijojë edhe në javët në vijim.
Nga ana tjetër, dollari amerikan po ruan një stabilitet relativ, duke reflektuar forcimin global të monedhës së gjelbër përballë valutave të tjera si pasojë e politikave të qëndrueshme të Rezervës Federale.