Monedha europiane euro vijon të qëndrojë e dobësuar ndaj lekut. Të enjten, 21 gusht, euro blihet me 96.5 lekë dhe shitet me 97.5 lekë në tregun valutor.
Ndërsa dollari amerikan ka shënuar një rritje të lehtë, duke u blerë me 82.6 lekë dhe shitur me 83.9 lekë.
Paundi britanik ka regjistruar rënie, ku blihet me 111 lekë dhe shitet me 112.5 lekë, ndërkohë që franga zvicerane ka shënuar gjithashtu një rritje të lehtë, duke u blerë me 102.2 lekë dhe shitur me 103.5 lekë.
Analistët e tregut parashikojnë se luhatjet e lehta të këtyre monedhave mund të vazhdojnë edhe ditët e ardhshme, për shkak të zhvillimeve ekonomike në rajon dhe faktorëve globalë.