Monedha europiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta ndaj lekut. Të martën, më 19 gusht, euro u këmbye në tregun valutor me 96.5 lekë në blerje dhe 97.5 lekë në shitje.
Edhe dollari amerikan ka shënuar rënie, duke u këmbyer me 82.4 lekë në blerje dhe 83.8 lekë në shitje.
Në kah të kundërt, paundi britanik ka shënuar një rritje të lehtë, duke u këmbyer me 111.4 lekë në blerje dhe 113 lekë në shitje.
Ndërsa franga zvicerane ka ndjekur trendin e euros dhe dollarit, duke u këmbyer me 101.8 lekë në blerje dhe 103.2 lekë në shitje.