back to top
31.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaEuro në rënie të lirë/ Leku forcohet në mes të sezonit turistik

Euro në rënie të lirë/ Leku forcohet në mes të sezonit turistik

Monedha europiane euro vijon të tregtojë në nivele të ulëta në raport me lekun shqiptar, duke ruajtur tendencën e dobësimit të saj në tregun valutor vendas.

Sipas kursit të këmbimit të ditës së mërkurë, euro blihet me 96.7 lekë dhe shitet me 97.8 lekë, duke reflektuar kështu një qëndrueshmëri të çmimeve të ulëta që prej fillimit të sezonit veror.

Nga ana tjetër, dollari amerikan ka regjistruar një rënie të lehtë, duke u këmbyer në treg me 82.3 lekë në blerje dhe 83.6 lekë në shitje.

Edhe franga zvicerane ka ndjekur të njëjtën prirje, duke u këmbyer me 103.5 lekë në blerje dhe 104.8 lekë në shitje.

Ndërsa paundi britanik ka mbetur i qëndrueshëm krahasuar me ditët e fundit: 111.3 lekë në blerje dhe 112.7 lekë në shitje.

Rënia e vazhdueshme e euros vjen në një kohë kur kërkesa për valutë është e lartë, për shkak të fluksit të turistëve dhe rritjes së përdorimit të lekut në transaksione të brendshme. Kjo tendencë vijon të ushtrojë presion mbi eksportuesit dhe bizneset që operojnë në monedhë të huaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat