Monedha europiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta historike përballë lekut shqiptar. Sipas kursit zyrtar të tregut valutor për këtë të enjte, euro blihet me 97.4 lekë dhe shitet me 98.2 lekë.
Edhe dollari amerikan qëndron në kuota të ngjashme me ditët e fundit, duke u blerë me 82.9 lekë dhe shitur me 83.8 lekë.
Tregu valutor sot, 10 korrik:
Euro: Blerje 97.4 lekë | Shitje 98.2 lekë
Dollari amerikan: Blerje 82.9 lekë | Shitje 83.8 lekë
Paundi britanik: Blerje 112.5 lekë | Shitje 113.9 lekë
Franga zvicerane: Blerje 104 lekë | Shitje 105 lekë
Leku mbetet i fortë
Leku shqiptar ka ruajtur një forcë të pazakontë gjatë muajve të fundit, duke ushtruar presion mbi valutat kryesore ndërkombëtare. Ekspertët e tregut valutor e lidhin këtë forcim të lekut me:
Rritjen e prurjeve të turizmit, shtimin e remitancave nga emigrantët si dhe uljen e kërkesës për valutë nga importuesit.
Situata aktuale po ndikon drejtpërdrejt në bizneset eksportuese, të cilat po përballen me humbje nga kursi, ndërsa konsumatorët përfitojnë në çmime të importeve.