back to top
22.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizEva Murati reagon pas dasmës së Cindy Marina: Rashë në kurth

Eva Murati reagon pas dasmës së Cindy Marina: Rashë në kurth

Dasma madhështore e prezantueses Cindy Marina me Genar Topallin, djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale për luksin dhe të ftuarit VIP.

Megjithatë, një nga temat më të komentuar ka qenë reagimi i moderatores sportive Eva Murati, ish-partnerja e Genar Topallit, pas një videoje të saj virale në TikTok. Ndjekësit aluduan për xhelozi dhe disa sugjeruan se Murati do të kishte dashur një dasmë të tillë luksoze.

Moderatorja nuk ngurroi të reagonte, duke thënë:

“Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike.”

Më pas, Eva Murati dha një deklaratë ekskluzive për “Live From Tirana”, duke sqaruar situatën:

“Besoj se shumë njerëzve iu ka ardhur si bombë pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth. Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme. E them me bindje kurth, sepse gazetat e morën në mënyrë të njëpasnjëshme komentin gjë që nuk kishte ndodhur më parë. Fatkeqësisht dhe padashur, u bëra pjesë e një telenovele që realisht nuk dua të jem pjesë. Jetë të lumtur për të gjithë!”

Deklarata e Muratit ka qetësuar pjesërisht situatën, duke sqaruar se reagimi i saj nuk kishte synim të nxisë polemika, por ishte një përgjigje ndaj provokimeve të vazhdueshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat