Sipas asaj që raportohet në mediat angleze, Broja po zhvillon stërvitje me ekipin e parë, ndërsa në aksion do të jetë me ekipin e 21-vjeçarëve. Parashikohet se lojtari shqiptar të bëj ndeshje me skuadrën e të rinjve përpara se të bashkohet më pas me ekipin e parë të Evertonit.
23-vjeçari kaloi te kjo skuadër në formulën e huazimit nga Chelsea, por ende pa zbritur në fushën e lojës. Shënimi i golave ka qenë një problem për “blutë”, të cilët shikojnë te Broja një futbollist me tepër potencial dhe qenë kërcënues për kundërshtarët.
Everton ka një opsion blerjeje në marrëveshjen e tyre për Broja dhe 23-vjeçari duhet të tregojë se çfarë mund të bëjë në fazën e dytë të kampionatit për të bindur klubin që të blej kartonin e tij.