back to top
14.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetFatos Lubonja: Në PD vendos vetëm Berisha, opozita duhet të reflektojë

Fatos Lubonja: Në PD vendos vetëm Berisha, opozita duhet të reflektojë

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, duke theksuar se opozita ka qenë gjithmonë e dobët dhe e përçarë, jo vetëm për shkak të mazhorancës së drejtuar nga Edi Rama, por edhe për shkak të problemeve të brendshme.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24, Lubonja u shpreh se mungesa e qartësisë dhe varësia nga figura e Sali Berishës mbeten pengesa kryesore për PD-në.

“Opozita ka qenë e përçarë. Kjo i ka ardhur nga aktiviteti i Edi Ramës, por edhe nga brenda vetë partisë. Sali Berisha bashkoi pjesën më të madhe të njerëzve në Partinë Demokratike dhe ka një besueshmëri që nuk është e blerë nga Rama. Por në PD vendos për gjithçka Berisha dhe kjo është një arsye pse duhet të rishikojnë veten,” tha Lubonja.

Ai shtoi se demokratët nuk mund të mbështeten vetëm tek ndihma e jashtme, duke nënvizuar se pritshmëritë ndaj SHBA-ve apo ndaj zhvillimeve të politikës amerikane nuk mund të zëvendësojnë mungesën e vizionit të brendshëm.

“Ka nevojë për qartësi nga elementët e PD, që nuk e shikoj. Amerika ka të tjera probleme, nuk ka problemet e Shqipërisë,” u shpreh analisti.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat