back to top
0.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetFerdinand Xhaferri tërhiqet nga Primaret/ "Ky model më shumë e dëmton se...

Ferdinand Xhaferri tërhiqet nga Primaret/ “Ky model më shumë e dëmton se sa e ndihmon opozitën”

Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferri njofton se nuk do të marrë pjesë në Primare.

Xhaferri ka deklaruar se asnjëherë s’ka qenë dakord me Primaret.

Kam qenë që në krye të herës kundër këtij modeli primaresh që më shumë e dëmtojnë sesa ndihmojnë opozitën“, tha ai.

Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për mediat këtë mesditë, Berisha tha se procesi është i liri dhe “thelbi i lirisë është e drejta e zgjedhjes”.

“Së pari unë shpreh konsideratat e tyre për dy deputetët, rolin e tyre, kontributet e tyre të pamohueshme në PD dhe garantoj se, unë bashkëpunimin me ta sot dhe në të ardhmen e konsideroj të çmuar. Po kështu, edhe për cilindo që merr këtë veprim. Këta dy deputetë dhe të tjerë kanë pasur dhe kanë besimin e plotë të Sali Berishës, por një gjë, e kam përsëritur dhe dua ta përsëris; edhe në thellësitë e territ të diktaturës, për mua liria ka qenë e drejta për të zgjedhur atë që do individi. Thelbi i lirisë është e drejta e zgjedhjes dhe për fat të mirë e kam shkruar dhe në atë kohë kur filozofia ekzistencialiste konsiderohej një nga më reaksionaret e kohës. Por unë i besoj atij parimi”, u shpreh Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat