“Ferma Vip”, programi i suksesshëm reality, që arriti rekorde audience një vit më pare, së shpejti nis sezonin e dytë.
Ende nuk ka një datë të bërë publike për nisjen e spektaklit më të shikuar, por nisur nga viti i kaluar, fundi i marsit pritet të ndizen edhe motorrët, për të mbajtur publikun të mbërthyer pas vetes për 90 ditë radhazi, shkruan “E Vërteta.al”.
Ajo çfarë është lakuar deri më tani ka lidhje me prezantimin. Në rrethet e showbizzit flitet se vendin e Fjoralba Ponarit e ka zënë Luana Vjollca.
Gjithashtu në rolin e Kryeplakut nuk do të jetë Bes Kallaku dhe spekullimet janë të shumta, ndër to qarkullon emri i Luiz Ejllit.
Nuk dihet nëse do të jenë të njëjtët opinionistë të sezonit të parë, dy gazetarët e suksesshëm Sonila Meço, Enkel Demi dhe blogerja e njohur Armina Mevlani, që rezultuan kombinimi fantastik në mbajtjen gjallë e plot dinamika të Fermës.
Ndërkohë në media janë lakuar disa nga emrat e peronazheve që do të jenë pjesë e “Ferma Vip 2”, edhe pse ende asgjë nuk është zyrtare.
Është përfolur se Kastro Zizo, Denis Mançe dhe Shpat Kasapi do të jenë pjesë e ‘Fermës’ këtë sezon.
Së fundmi, Darling.al, shkruan se pjesë e këtij spektakli do të jenë edhe 2 këngëtarë.
Bëhet fjalë për këngëtaren Enca, e cila është mjaft e komentuar në shoëbizz për jetën e saj mes Shqipërisë dhe Dubait, ish marrëdhënien me fizeoterapistin e saj, një njeri me ngjyrë dhe faktin se u shoqërua në polici për shak se në shtëpinë e saj u gjendën vazo të mbjella me ‘cannabis sativa’.

Një tjetër ‘fermer’ i konfirmuar, është Fero i cili së fundmi ka braktisur muzikën për tiu dedikuar besimit islam. Fero pati një divorc të zhurmshëm me modelen Arbenita Ismajli, divorc i cili ndikoi në dedikimin e tij ndaj Islamit. Fero ka gjetur sërish dashurinë dhe pak kohë më parë është martuar.

Gjithsesi pritet fundi i muajit për të parë se çfarë suprizash do të sjellë spektakli “Ferma Vip 2”.