Deputetja e PD, Jorida Tabaku akuzon Edi Ramën se shkeli Kushtetutën duke mbledhur në sheshin “Skënderbej” punonjësit e Bashkisë së Tiranës. Në studion e News24, Tabaku tha se ajo që bëri kryeministri nuk ndodh as në Korenë e Veriut. Ajo shtoi se “shfaqja e djeshme ishte miting elektoral dhe hapje e fushatës nga socialistët në Tiranë.
“Ajo që ndodhi dje në shesh ishte antikushtetuese, antiligjore. Edhe Koreja e Veriut nuk arrin në ato standarde tubimesh. Ishte tubim elektoral”, tha deputetja demokrate.
“Shfaqja e djeshme në sheshin qendror të Tiranës ku një trupë zyrtarësh thërritet aty si trupë elektorale. A është kjo sjellje europiane? Siguria patjetër që duhet të vijë për çdo punopnjës të ndershëm të këtij shteti që nuk është i përfshirë në afera korruptive. Por një trupë zyrtarësh të Bashkisë që dëgjojnë kryeministrin që fillon dhe mbaron duke sharë opozitën dhe që përdor një fjalor që s’kam për ta përdorur kurrë në politikë dhe që bën bilancin e punëve të Bashkisë një i zgjedhur qendror, ku fillon pushteti qendror, ku ai lokal, ku fillon ndarja e pushteteve, balancimi? Është humbur nocioni për ndarjen e pushteve. Ajo që ndodhi dje në shesh ishte antikushtetuese, antiligjore. Edhe Koreja e Veriut nuk arrin në ato standarde tubimesh. Ishte tubim elektoral. Se çfarë mesazhi po jepej ata e dinë vetë, por dje ishte hapja jo zyrtare e fushatës elektorale. Çdo punonjës i ndershëm të distancohet nga këto krime elektorale”, u shpreh Tabaku.