back to top
14.5 C
Tirana
E martë, 24 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaKush do ta drejtojë Policinë?/ Filtri i parë nxjerr jashtë dy kandidate

Kush do ta drejtojë Policinë?/ Filtri i parë nxjerr jashtë dy kandidate

Kandidatët për postin e drejtorit të përgjithshëm të Policia e Shtetit kanë kaluar këtë të martë në fazën e dytë të procesit, atë të intervistimit nga komisioni i posaçëm i ngritur pranë Ministria e Brendshme.

Në fazën e parë, atë të verifikimit të dosjeve të vetëdeklarimit, janë skualifikuar dy kandidate, Jona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj, të cilat nuk plotësonin kriteret ligjore për aplikim.

Gara vijon me 14 kandidatë, të gjithë me eksperiencë në strukturat e Policisë së Shtetit apo në institucione të lidhura me sigurinë. Mes tyre janë tre drejtues departamentesh, Pëllumb Seferi, drejtues i marrëdhënieve ndërkombëtare, Neritan Nallbati, drejtues i policisë kriminale dhe Saimir Boshnjaku, ish-drejtor i kufirit.

Në garë janë gjithashtu katër drejtorë qarqesh. Skënder Hita (Fier), Elidon Çela (Vlorë), Afrim Tafa (Durrës) dhe Gentian Berberi (Shkodër), si dhe Arjanit Arapi nga struktura e kufirit.

Nga Akademia e Sigurisë konkurrojnë gjashtë kandidatë: Alfred Çepe, Rebani Jaupi, Lorenc Panganika, Idejet Faskaj, Tonin Vocaj dhe Gentjan Shehaj.

Intervistimi po kryhet nga një komision i përbërë nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, një zëvendësministër dhe drejtori i Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ndërsa në vijim pritet përzgjedhja e kandidatit që do të drejtojë Policinë e Shtetit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat