back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaFinancat publike në përmirësim/ Më pak borxh, më pak rrezik valutor

Financat publike në përmirësim/ Më pak borxh, më pak rrezik valutor

Borxhi publik i Shqipërisë ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë dekadës së fundit, duke reflektuar përmirësim të qëndrueshmërisë fiskale dhe menaxhim më efikas të financave publike. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, raporti borxh/Prodhim i Brendshëm Bruto ka zbritur nga 70% në vitin 2014 në 53% në vitin 2025.

Ulja e këtij raporti tregon se ekonomia është rritur me ritme më të shpejta se borxhi, ndërsa kostot e financimit kanë rënë falë normave më të ulëta të interesit. Kjo ka ndikuar në optimizimin e shpenzimeve për shërbimin e borxhit dhe në përmirësimin e strukturës së portofolit.

Aktualisht, borxhi i brendshëm përbën 59.4% të totalit, ndërsa ai i jashtëm 40.6%. Po ashtu, pesha e borxhit në valutë të huaj ka rënë në rreth 40%, duke reduktuar ekspozimin ndaj rrezikut valutor.

Një tjetër tregues pozitiv është zgjatja e maturimit mesatar të borxhit të brendshëm, i cili ka arritur në 2.8 vite në 2025, nga 1.7 vite në 2014 dhe 2.6 vite në 2024. Sipas ekspertëve, rritja e jetëgjatësisë së borxhit përmirëson profilin e rifinancimit dhe forcon stabilitetin e financave publike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat