back to top
18.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaFinancial Times: BE financon 100 miliardë dollarë armë për Ukrainën/ SHBA jep...

Financial Times: BE financon 100 miliardë dollarë armë për Ukrainën/ SHBA jep garanci sigurie

Një dimension të ri në negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë zbulon Financial Times, sipas një raportimi të Reuters.

Sipas Reuters, duke cituar  një dokument të siguruar nga Financial Times, Ukraina do të angazhohet të blejë armë amerikane në vlerën e 100 miliardë dollarëve, të cilat do të financohen nga vendet evropiane, në kuadër të një marrëveshjeje që synon të sigurojë garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara, pas një zgjidhjeje paqësore me Rusinë.

Po ashtu, sipas të njëjtit burim, Ukraina dhe SHBA do të nënshkruajnë edhe një marrëveshje tjetër prej 50 miliardë dollarësh, që ka në qendër prodhimin e dronëve në bashkëpunim me kompanitë ukrainase.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat