back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet"Financier, blegtor, muzikant"/ Kush vjen i radhës në drejtimin e Kadastrës së...

“Financier, blegtor, muzikant”/ Kush vjen i radhës në drejtimin e Kadastrës së Vlorës?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj situatës në Kadastrën e Vlorës, duke e cilësuar atë si “simbolin më kuptimplotë të pisllëkut dhe korrupsionit në histori”. Në një deklaratë publike, Rama shprehu indinjatën për mënyrën sesi është menaxhuar institucioni ndër vite, duke theksuar se janë ndërruar plot 11 drejtorë, por pa asnjë përmirësim të ndjeshëm.

“Nuk është ndërruar një, por njëmbëdhjetë drejtorë. Pasi u ezauruan të gjitha burimet nga krahu që ju e morët si referencë, tani kemi kaluar në krahun tjetër me shpresën se ndoshta do bëjmë ndonjë ndryshim,” – u shpreh ai me ironi.

Kryeministri kritikoi fort edhe mungesën e profesionalizmit në përzgjedhjen e drejtuesve, duke përmendur raste absurde: “Aty vendosen njerëz jashtë profilit. Një blegtori që drejton orkestrën, një financier që merret me kadastër. Blegtori të bëjë blegtorin, topografi të bëjë topografin.”

Më tej, Rama ironizoi edhe mënyrën sesi janë menaxhuar dokumentet dhe legalizimet në këtë institucion:
“Kanë hipotekuar trotuaret dhe kanë legalizuar tendat. Është diçka e pakoncepueshme.”

Në një tjetër deklaratë thumbuese, ai kritikoi financimin e një televizioni privat në vend të zgjidhjes së problemeve reale në qytet:
“Në vend që të financosh një televizion privat me paratë e vlonjatëve, merr e paguaj topografë e sill nga Tirana në Vlorë. Kjo është çoroditje totale.”

Deklaratat e Ramës vijnë në një moment kur qytetarët e Vlorës janë përballur prej kohësh me vonesa të theksuara në shërbimet kadastrale dhe me mungesë transparence në legalizimet dhe regjistrimet e pronave.

Kjo nuk është hera e parë që Kryeministri shfaq pakënaqësi me punën e këtij institucioni, por ky reagim shënon një prej më të ashpëreve, duke ngritur pritshmëritë për ndërhyrje të menjëhershme dhe ristrukturim të thellë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat