back to top
-0.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniFirmoset marrëveshja e një sistemi të ri të pagesave të shpejta në...

Firmoset marrëveshja e një sistemi të ri të pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor

Këtë të premte u nënshkrua marrëveshja për krijimin e një sistemoi të ri të pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sot, në ambientet e “Pallatit Koch” në Bankën e Italisë u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mbi nisjen e projektit për krijimin e sistemit të pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë ceremoni morën pjesë Guvernatori i Bankës së Italisë, zoti Fabio Panetta, dhe Zëvendësguvernatorja, zj Chiara Scotti, së bashku me Guvernatorët dhe Zëvendësguvernatorët e bankave qendrore të: Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Marrëveshja e bashkëpunimit parashikon që Banka e Italisë të ofrojë një sistem pagesash të shpejta të bazuar në një kopje të shërbimit TIPS, e cila është platforma evropiane për shlyerjen e pagesave në kohë reale, e projektuar, krijuar dhe administruar nga Banka e Italisë në emër të Eurosistemit. Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria, i janë bashkuar kësaj iniciative, e cila është miratuar nga Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Evropiane (BQE). (Maqedonia e Veriut ruan të drejtën për t’ju bashkuar kësaj iniciative në një datë të mëvonshme).

Platforma e re, e cila do të jetë funksionale brenda 18 muajve nga nisja e punës – e planifikuar për javët e ardhshme – do të mundësojë kryerjen e pagesave në të gjitha monedhat e vendeve pjesëmarrëse. Menjëherë pas nisjes së fazës së zbatimit, do të zhvillohen dhe funksione të tjera. Gjithashtu, platforma do të krijojë një lidhje dypalëshe për shlyerjen e pagesave midis zonës gjeografike ku TIPS operon dhe zonës së Ballkanit Perëndimor, duke përdorur një zgjidhje teknologjikisht të përparuar dhe me kosto të ulëta.

Nënshkrimi i marrëveshjes është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me sistemin financiar të Bashkimit Evropian.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat