Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar shpërndarjen zyrtare të mandateve për deputetët e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në tre qarqe kyçe: Fier, Elbasan dhe Durrës.
Qarku Fier: PS ruan dominimin
Në qarkun Fier, Partia Socialiste ka siguruar 12 mandate, duke konfirmuar pozicionin e saj të fortë në jug të vendit. Pjesë e Kuvendit do të jetë edhe emra të njohur si Belinda Balluku, si dhe figura të reja si Zegjine Çaushi dhe Kiduina Zaka.
Koalicioni PD-ASHM ka fituar 4 mandate në këtë qark.
Deputetët e qarkut Fier:
PS (12):
Belinda Balluku
Petrit Malaj
Kiduina Zaka
Erion Mile
Ana Nako
Ceno Klosi
Klevis Jahaj
Antoneta Dhima
Asfloral Haxhiu
Elton Korreshi
Zegjine Çaushi
Ramion Kurti
PD-ASHM (4):
Gazment Bardhi
Luan Baçi
Brunila Haxhiu
Saimir Korreshi
Qarku Elbasan: PS fiton 10 mandate, opozita 4
Në Elbasan, Partia Socialiste ruan avantazhin tradicional me 10 mandate, ndërsa koalicioni opozitar PD-ASHM arrin të marrë 4 mandate.
Deputetët e qarkut Elbasan:
PS (10):
Arbjan Mazniku
Bora Muzhaqi
Ermal Elezi
Adi Qose
Evis Kushi
Sara Mila
Saimir Hasalla
Olsi Komici
Aluona Bylykbashi
Agron Gaxho
PD-ASHM (4):
Tomor Alizoti
Edmond Haxhinasto
Klodiana Çapja
Blendi Himçi
Qarku Durrës: Garë e fortë, PS ruan epërsinë me 8 mandate
Në Durrës, Partia Socialiste ka fituar 8 mandate, ndërsa opozita ka siguruar 6 mandate, me figura të spikatura si Oerd Bylykbashi dhe Gent Strazimiri, si dhe ish-prokurorin Arjan Ndoja, që ka qenë pjesë e debatit të fortë politik gjatë fushatës.
Deputetët e qarkut Durrës:
PS (8):
Klodiana Spahiu
Milva Ekonomi
Loer Kume
Skënder Pashaj
Aurora Mara
Arkend Balla
Ani Dyrmishi
Etleva Budini
PD-ASHM (6):
Oerd Bylykbashi
Artan Luku
Manjola Luku
Gent Strazimiri
Igli Cara
Arjan Ndoja



