Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimit të fitores në Sheshin Skënderbej, dha mesazhe shprese dhe uniteti për të ardhmen e vendit.
Ai theksoi se më e mira për Shqipërinë dhe shqiptarët është ende përpara, duke siguruar qytetarët se Partia Socialiste do të vazhdojë rrugën e zhvillimit me përulësi dhe përgjegjësi.
“Të keni besim tek Shqipëria, sepse Shqipëria ka besim tek ne,” u shpreh Rama, ndërsa premtoi se çdo energji e marrë nga qytetarët në këtë fushatë do t’u kthehet atyre në formën e punës dhe përkushtimit për vendin.
Edi Rama: Ky ishte mandati më i fortë që na dhanë shqiptarët, po politikisht aq i fortë sa ai i vitit të kthesës në historinë shqiptare, ai i vitit 1992.
Ne do bëjmë të pamundur ta bëjmë në këtë mandat po aq historik, duke mbyllur negociatat më 2027 dhe duke vendosur karrigen e Shqipërisë më 2030 si anëtare e BE-së.
Kohë e deshi që Shqipëria si një xhevahir i Ballkanit dhe Tiranës kryeqytetit tonë, na ra ne që ta ndajmë për ta çuar drejt perëndimit dhe jo azisë dhe fati na ra ne.
Ky është mandati më sfidues i PS-së, që kur jam në krye të saj, mandat i fuqishëm sa nuk ka, e për të fituar një bast sa nuk ka. Me Europën për Shqipërinë dhe për Shqipërinë me Europën.
Fati që na përcaktoi profeti ynë kombëtar, heroi Gjergj Kastrioti që na e përcaktoi me shumë e shumë vite, mes baltës ngritjes dhe uljes, derisa patriotët shqiptarë të Rilindjes na e lanë me shkrim në shkabën dykrenare, mes mjergullave verbuese dhe kohëve të vështira, se dielli për ne lind andej nga perëndon dhe askund tjetër.
Ky është një standard për ta mbajtur në udhën e ligjit, ku fantazmat e pandëshkueshmërisë nuk do gjejnë kurrë vend. Ky është një mandat që na është besuar kur edhe koha e rrëmujat gjeopolitike paralajmëron zhvillime të tjera në rajon.
Ky është mandat për një sfidë historike që të jemi të bashkuar e të vetëdijshëm për fatin që na ka ardhur në dorë, por jo gjithmonë. Ndaj na takon ne t’i japim fund historisë së një kombi të dorës së dytë e t’i dorëzojmë fëmijëve tanë një vend europian, ku shqiptarët të mos shihen si të dorës së dytë, por si të barabartë.
Do e rrisim prodhimin kombëtar nga 35 mld në 35 mld euro, të ardhurat për frymë deri në 15 mijë euro, pagën deri në 1200 euro. Ky është mandat ku do jemi pranë pensionistëve, që ta ngremë pensionin në 200 euro minimale, pagën minimale nga janari 2026 të paktën 500 euro.
Do jetë mandat i investimeve, infrastrukturës, turizmit, industrisë ushtarake, ushqimore, nivel sigurie, rrugë kombëtare, shkolla të siguruara me kamera inteligjente. Me qendrës shëndetësore ekselente, me universitet europian drejtësie dhe të mjedisit, me shërbime edhe më moderne për shqiptarët me parqe dixhitale dhe ekosistem, mandat për koridorin blu dhe koridorin 8, portin e madh tregtar të Durrësit, 4 aeroporte dhe hekurudhat në kantier”.