ASUS Zenfone 12 Ultra, prezantuar ditën e sotme, është smartfoni flagship më i fundit dhe njëlloj si konkurrenca përqendrohet së shumti në AI.
Falë çipi Snapdragon 8 Elite, Zenfone 12 Ultra mund të kryejë veprime AI offline dhe online përmes cloud, përfshirë transkriptimin e audios, përmbledhjen e artikujve dhe dokumenteve dhe ofrimin e interpretimit të thirrjeve në kohë reale për gjuhët e mbështetura.
Përdor edhe funksionalitetin Circle to Search njëlloj si smartfonët e tjerë android. Inteligjenca artificiale në bord fuqizohet nga modeli Llama 3 8B i Meta i cili funksionon pa një lidhje interneti.
Zenfone 12 Ultra ka anjë ekran 6.78-inç AMOLED FHD+ me frekuencë rifreskimi standard prej 120Hz gjatë përdorimit normal dhe 144Hz në gaming.
Një sistem me tre kamera të pasme menaxhon fotot dhe videot si dhe ka në përbërje një sensor parësor 50-megapiksel Sony Lytia 700, një sensor telefoto prej 32-megapiksel dhe një sensor me kënd të gjerë 12-megapiksel 120 gradë.
Për selfiet është integruar një kamër 32-megapiksel RGBW. Një tipar dallues i këtij smartfoni është bateria prej 5,500 mAh e cila premton 26 jetëgjatësi baterie. Smartfoni mbështet Wi-Fi 7 dhe kartat eSIM.
Zenfone 12 Ultra do të shitet për 1,099 euro në Europë ndërsa 999 euro gjatë periudhës 6-28 Shkurt.