back to top
21.5 C
Tirana
E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaFlet prokurori i “kokainës”/ Adnan Xholi tregon si u zbardh rasti

Flet prokurori i “kokainës”/ Adnan Xholi tregon si u zbardh rasti

10 persona, mes tyre tre të huaj janë arrestuar si pjesë e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të kokainës, laboratori i së cilës u gjet në Qerekë të Fushë-Krujës.

Prokurori i çështjes, Adnan Xholi, theksoi rëndësinë e përdorimit të mjeteve të posaçme të hetimit në zbardhjen e këtij rrjeti.

Ky hetim na ka treguar një model të ri dhe kompleks të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku ekspertiza e huaj kombinohet me elementët lokalë për të ngritur një sistem të integruar kriminal. Goditja e këtij rrjeti është një sinjal i fortë për të gjithë ata që mendojnë se mund të operojnë të pandëshkuar”, ka thënë ai.

Provat e sekuestruara përfshijnë:

Material të papërpunuar prej 48 tonësh (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihet lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024;

6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë;

36,270 euro, 357,046 lekë të reja dhe 57 milionë peso kolumbiane (afërsisht 12, 200 euro);

89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës;

Pajisje për ngritjen e laboratorëve, si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llampa nxehtësie;

22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM;

3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat