back to top
11.5 C
Tirana
E hënë, 27 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetFletëthirrja e dytë për Ballukun/ SPAK nuk tërhiqet

Fletëthirrja e dytë për Ballukun/ SPAK nuk tërhiqet

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nuk është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK, ku ishte thirrur për t’u njohur me akuzën zyrtare ndaj saj. Ajo publikoi një video nga Bukureshti, ku mori pjesë në një takim për energjinë me homologun e saj rumun.

Për mungesën e saj, prokurori i çështjes, Dritan Prençi, ka vendosur të ripërsërisë fletëthirrjen zyrtare. Pavarësisht komunikimit paraprak me avokatin mbrojtës të Ballukut, Prençi ka ndjekur procedurën ligjore, duke dërguar një fletëthirrje të re në adresën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në këtë thirrje të dytë, Balluku njoftohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme brenda njërës prej ditëve të kësaj jave, e shoqëruar nga avokati i saj mbrojtës. Prokurori thekson se, në rast mungese të vullnetshme, do të merren masa për shoqërimin e saj të detyruar pranë SPAK.

Zyrtarisht, Balluku është nën hetim për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tenderat publikë”, ndërsa pritet që në ditët në vijim t’i komunikohet formalisht kjo akuzë.

Ky zhvillim vjen pas hetimeve të nisura nga SPAK mbi procedurat e tenderimeve në institucionet që ajo ka drejtuar, pas arrestimit të disa ish-vartësve të saj në Ministri dhe në Entin Kombëtar të Rrugëve. Hetimet kanë si fokus ndjekjen e tenderimeve të dyshimta dhe përgjegjësinë e drejtuesve të lartë institucionalë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat