back to top
15.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetFlutura Açka: PD është në bunker, lidershipi të largohet

Flutura Açka: PD është në bunker, lidershipi të largohet

Ish-deputetja demokrate Flutura Açka ka bërë thirrje për një ristrukturim të thellë dhe lidership të ri në Partinë Demokratike. Duke folur për “MCN”, ajo deklaroi se PD është kthyer në një forcë të mbyllur, të izoluar dhe të paaftë për të mobilizuar demokratët.

Açka u shpreh se lidershipi aktual duhet të mbajë përgjegjësi që nuk arrin të mbushë sheshet, edhe në një moment ku, sipas saj, qeveria përballet me skandale. Sipas ish-deputetes, kjo tregon ose mungesë aftësie për të drejtuar, ose bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama.

“Forca jonë politike pas 35 vitesh është në një bunker, e mbyllur, e izoluar nga ndërkombëtarët, është e paaftë të ftojë demokratët,” tha ajo, duke shtuar se pamundësia për të mbledhur mbështetës “do të thotë që diçka nuk shkon”.

Açka theksoi se ka ardhur koha që drejtuesit aktualë të jenë “të sinqertë me demokratët dhe të largohen”.

Në prononcimin e saj, ajo shprehu mbështetje për Ervin Salianjin, duke e vlerësuar si një nga figurat e rralla që, sipas saj, ka ruajtur “njerëzoren edhe në kulmin e agresionit politik”. Açka beson se Salianji mund të jetë një figurë bashkuese për demokratët.

“Salianji është një njeri që mund t’i bashkojë demokratët. Po e ndjek me vëmendje, sepse duhet të vijë me ide dhe projekte politike,” u shpreh ajo.

Duke kritikuar ashpër edhe Sali Berishën, Açka tha se “dikush duhet t’i thotë Berishës që duhet të lëvizë” dhe shtoi se rrethi i tij përbëhet vetëm prej “rreshterësh”. Sipas saj, PD “ndodhet në një pellgaçe” dhe pa ndryshim të brendshëm, “po tradhton shqiptarët”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat