back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetFlutura Açka pas kërcënimit të Gjokutajt: PD është bërë “tokë e xanun”

Flutura Açka pas kërcënimit të Gjokutajt: PD është bërë “tokë e xanun”

Deputetja e Partisë Demokratike që nuk do të jetë pjesë më pjesë e Kuvendit prej muajit shtator, Flutura Açka ka reaguar pas kërcenimit avokatit të Sali Berishës, Genc Gjokutaj ndaj deputetëve të PD-së.

Në një reagim në Facebook, Açka shprehet se të gjithë luftën e ka me Gazment Bardhin dhe disa deputetët të tjerë, duke ngritur pyetjen nëse ky është qëndrimi zyrtar i Partisë Demokratike.

Ajo ironizon dhe gjendjen e brendshme në PD, duke e quajtur atë “tokë e xanun”.

“Nuk kam fjalë!

Shpjegimet i kanë të gjitha vetë këto fjalë. E të mendosh që të tillë ankohen gjithë ditën se drejtësia bën politikë.

Ky ēshtë kërcënim publik!

A është ky qëndrim zyrtar i PD-së?

Të gjithë luftën duket se e kanë me Gazin dhe shokët é tij. Po partinë prej Gazit, dhe një shoqe të Gazit, e keni ore tē uruar!

PD, tokë e xanun!

Demokratë të të gjitha halleve, çduroni!

T’ju ketë nisur java mbarë!”, shkruan Açka.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat