back to top
17.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaFMN paralajmëron: Disa elemente të projektbuxhetit mund të minojnë progresin fiskal të...

FMN paralajmëron: Disa elemente të projektbuxhetit mund të minojnë progresin fiskal të Shqipërisë

Banka e Shqipërisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) zhvilluan një konferencë të përbashkët, ku u diskutuan prioritetet e projektbuxhetit për vitin 2026 dhe stabiliteti fiskal i vendit.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi se një nga objektivat kryesore mbetet reduktimi i borxhit publik, ndërsa projektbuxheti i vitit të ardhshëm konsiderohet një prioritet strategjik për qeverinë. Ai shtoi se investimet kryesore do të vazhdojnë të fokusohen në sektorin e turizmit dhe pasuritë e paluajtshme, ndërsa investimet e huaja janë rritur me 7 përqind.

“Projektbuxheti i vitit 2026 mbetet një nga prioritetet tona, duke përfshirë edhe forcimin e sektorit të mbrojtjes. Fokus të veçantë kemi për pensionistët, ndërsa prioritet mbetet reduktimi i vazhdueshëm i borxhit publik. Ky projektbuxhet garanton ruajtjen e balancës fiskale”, u shpreh Malaj.

Nga ana e saj, FMN vlerësoi përparimin e qeverisë në administrimin e të ardhurave dhe përputhjen e politikave fiskale me këshillat e Fondit. Megjithatë, ekspertët ndërkombëtarë shprehën shqetësime se disa elemente të paketës së propozuar mund të minojnë progresin e arritur dhe të krijojnë risqe për drejtësinë dhe eficiencën e administrimit tatimor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat