back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaFondet e pensioneve private “fitojnë më shumë terren”

Fondet e pensioneve private “fitojnë më shumë terren”

Ledina Elezi

Në kushtet kur pensioni shtetëror nuk ofron të ardhura të mjaftueshme për përballimin e kostove të jetesës, tregu i fondeve të pensioneve private po fiton gjithnjë e më shumë terren. Me kalimin e viteve, më shumë qytetarë po e shohin pensionin privat si një alternativë për të përftuar më shumë të ardhura në pleqëri.

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se totali i aseteve neto të këtyre fondeve është rritur me thuajse 15% ose 1 miliardë lekë në krahasim me vitin e kaluar. Konkretisht, vlera e aseteve arriti në 7.7 miliardë lekë në fund të nëntëmujorit. Gati e gjithë kjo shumë është investuar në bono thesari dhe obligacione nga shoqëritë administruese të fondeve të pensioneve private.

Për sa i përket anëtarëve, mund të thuhet se numri i këtyre të fundit ka pësuar një rritje me 13.61% vlerësuar me vitin 2023. Në fund të muajit shtator numëroheshin gjithsej 43,375 persona që kishin një pension privat.

Aktualisht, në Shqipëri e ushtrojnë aktivitetin e tyre 6 fonde pensioni, ku vetëm dy fonde dominojnë tregun në terma të aseteve dhe numrit të anëtarëve që kanë. Dy fonde zotërojnë 70% të totalit të aseteve, ndërsa 4 fondet e tjera vetëm 30%. Edhe për sa i takon shifrës së anëtarëve, këto dy fonde private mbajnë pensionin e 77% të totalit të anëtarëve.

Por, si ka ndryshuar tregu i fondeve të pensioneve private përgjatë viteve të fundit?

Në një hark kohor prej 5 vitesh, numri i anëtarëve ka pësuar një rritje të konsiderueshme. Aktualisht, numërohen 39% më shumë anëtarë se në vitin 2020. Nga shifrat rezulton se fondet e pensioneve private kishin vetëm 31 mijë anëtarë në 2020-ën, 33 mijë në vitin 2021, 36 mijë në 2022-in dhe gjatë vitit të kaluar, shoqëritë administruese të fondeve të pensioneve private numëronin 38 mijë anëtarë./SCAN

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat