back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 17 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaFondi IPARD u përdor për vota, jo për fermerët/ "Hetimi i ngrirë,...

Fondi IPARD u përdor për vota, jo për fermerët/ “Hetimi i ngrirë, SPAK hesht”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përvetësim të fondeve IPARD, duke pretenduar se skandali është mbuluar nga “duart e zeza” të qeverisë dhe nga, siç e quajti ai, “SKAPI i partisë”, duke iu referuar SPAK-ut.

Në një deklaratë publike, Berisha tha se fondet e Bashkimit Europian të dedikuara për bujqësinë shqiptare janë “grabitur në prag të fushatës elektorale” dhe më pas, për shkak të keqpërdorimeve sistematike, janë bllokuar nga vetë Komisioni Europian.

“Fondet IPARD u zhvatën. Janë bllokuar nga BE për shkak të aferave kriminale. Hetimi është fasadë, sepse është kapur nga SKAPI i partisë,” – u shpreh Berisha.

“Krifca, këshilltarja e Ramës në zemër të aferës”
Berisha akuzoi ish-ministren e Bujqësisë, Frida Krifca – aktualisht këshilltare e Ramës – si një nga figurat kyçe të përfshira në keqpërdorimin e fondeve IPARD. Sipas tij, lidhja direkte mes saj dhe Ramës është prova që “grabitja e fondeve europiane është bërë me bekimin e kreut të qeverisë”.

“Krifca nuk është thjesht një burokrate. Është këshilltarja e Ramës. Dhe kjo tregon se edhe duart e tij të zeza janë shtrirë mbi paratë e qytetarëve europianë,” – akuzoi Berisha.

BE pezulloi fondet, Prokuroria heshti
Fondet IPARD janë një instrument financiar i Bashkimit Europian që synon zhvillimin rural dhe mbështetjen e fermerëve. Në vitet e fundit, Shqipëria ka përfituar qindra miliona euro nëpërmjet kësaj skeme, por një raport i brendshëm i Komisionit Europian në vitin 2024 konstatoi probleme të mëdha në menaxhimin dhe monitorimin e fondeve, duke çuar në pezullim të përkohshëm të tyre.

Ndërkohë që Brukseli kërkoi hetim të thelluar dhe riorganizim të sistemit, në Shqipëri çështja, sipas opozitës, u hesht dhe u sabotua nga prokuroria speciale SPAK.

“Hetimi është në letër. Në realitet, është një çështje e mbuluar dhe e bllokuar. Janë të përfshirë drejtues të lartë dhe njerëz të afërt me Ramën,” – deklaroi Berisha.

Sipas Berishës, fondet IPARD që duhej të ndihmonin fermerët e ndershëm dhe zhvillimin rural u kthyen në instrument politik, për të blerë ndikim, lojalitet dhe vota për PS-në, në vend që të shkonin tek fermerët realë.

“Rama e përdori IPARD-in si çeki për fushatë. Fondet europiane nuk u grabitën vetëm – ato u përdorën për të mbajtur në këmbë një regjim,” – përfundoi Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat