back to top
15.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaForcimi i lekut/ Euro regjistron kursin më të ulët për vitin 2025

Forcimi i lekut/ Euro regjistron kursin më të ulët për vitin 2025

Euro ka mbyllur javën me një kurs të ri historik të ulët ndaj lekut shqiptar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, një euro është blerë për 96.71 lekë dhe shitur për 97.24 lekë. Ky kurs është më i ulëti i regjistruar gjatë vitit 2025 dhe njëkohësisht një rekord i ri negativ për monedhën europiane ndaj lekut shqiptar.

Në periudhën janar-shtator 2025, euro ka shënuar një rënie të ndjeshme prej 4.6% kundrejt lekut, duke arritur një nivel mesatar prej 98.44 lekë për euro. Kjo rënie ka ndodhur pas një periudhe të gjatë forcimi të lekut, i cili ishte më i fortë se 100 lekë për euro në muajin prill.

Analistët ekonomikë sugjerojnë se rënia e euros mund të lidhet me rritjen e eksporteve, fluksin e lartë të remitancave dhe rritjen e investimeve të huaja direkte. Megjithatë, ata paralajmërojnë se një forcim i tepërt i lekut mund të dëmtojë eksportuesit dhe të ndikojë negativisht në konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat